Einxhel del nga shtëpia e Big Brother Vip, u rrëzua dhe theu krahun

Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme.

Kjo pasi ajo e lëndoi krahun pas një loje të organizuar brenda shtëpisë.

Lajmi është konfirmuar nga produksioni.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor po do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e ‘Big Brother’”, thuhet në njoftim.

Loading...