Avokat Spartak Ngjela thotë se në “optikën” e tij kryeministri Edi Rama i është dukur i trembur shumë mbrëmjen e djeshme, në intervistën që dha në “Open”. Sipas Ngjelës, rritja e Bashës si likuidues i Berishës e ka shqetësuar kryeministrin, shkruan newsbomb.al.
“Rama mbrëmë në bisedim në Top Chanel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha.
Dhe ka të drejtë të jetë i trembur: rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Kjo është ajo që pritet. Le ta shohim situatën ditë pas dite…”, shkruan avokat Spartak Ngjela.
Loading...