Graciano Merko, ish-konkurrenti i Për’Puthen, mori një vëmendje të madhe gjatë emisionit për faktin se ai deklaroi që është biseksual. Ai ka qenë i ftuar në programin “Ftesë në 5” të Bieta Sulos. Tema e diskutimit kishte të bënte me një fjalim të Papa Françeskut, i cili i bën thirrje prindërve që të mos dënojnë fëmijët e tyre sa i takon orientimit homoseksual.
Graciano tha se nuk është aspak normale në sytë e Zotit që të jesh homoseksual. Madje, ndër të tjera ai theksoi se nuk do të dëshironte që fëmija e tij të ishte biseksual, njëjtë si ai. “S’dua të paragjykoj, por s’është normale në sytë e Zotit. S’e njeh as bibla e as kurani. Prindërit e mi më kanë pranuar, por s’janë të lumtur dhe unë kurrë s’iu çoja një partner burrë në shtëpi”, sqaroi ai.