Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Athinë. Mediet greke shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçares, gjithshtu me origjinë shqiptare.
Sipas verifikimeve ka rezultuar se ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren, duke i fituar besimin, madje duke bërë që e mitura të largohej shpesh nga shtëpia dhe të shkonte në banesën e 40-vjeçarit.
Kur vajza e mitur u largua për herë të fundit nga shtëpia, prindërit e saj lajmëruan policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e tij, pasi adoleshentja kishte postuar në rrjetet sociale një foto me shqiptarin teksa ndodheshin në një hotel në qendër të Athinës. Tashmë ai akuzohet për joshte të të miturës dhe është lënë në paraburgim.