“Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? Ska. Ska shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.
Po ashtu ai me ironi shigjetoi edhe qeverinë e kaluar, duke kujtuar indirekt protestën e 21 Janarit, duke shtuar se; ‘Mjafton mos të vijë ndonjë plumb rikoshet, për të parë një protesta dhe pastaj jeta’.
“Ky është fati, ku është edhe mallkimi ynë. Për sa kohë ne qeverisim, do të jenë të pakënaqur. Do na kërkojnë ne studentët që të adresojmë. Mjafton mos të vijë ndonjë plumb rikoshet, për të parë një protesta dhe pastaj jeta… Ky është fati ynë. Për të shkuar më tej dua të prek atë që nuk shkon. Atë që duke u nisur nga kjo vetëdije, duhet të bëjmë nëse duam të bëjmë atë që sot është revoltë e lidhur me besimin me ne, mos të kthehet në revoltë nga humbja përfundimtare e besimit tek ne. Le të kthehemi tek arsimi. Ne kemi bërë atë që duhet lidhur me ligjshmërinë. Pra gjithë baza e shkruar më së miri në ligjin e arsimit të lartë, që hap një epokë të re, është ende në pjesën më të madhe”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)