Një magazinë është shkrumbuar gjatë natës në aksin Tiranë-Vorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Loading...