Për’puthen – Gjatë përballjes me Anën, Erioni i tha se ka bërë të njëjtat gjëra me të si me Edin dhe kërkonte të dinte se ku qëndron ajo mes tyre. Në atë moment, Ana u ngrit në këmbë dhe puthi në buzë Edin duke i surprizuar të gjithë.
Erioni tha se ndihet pak keq për shkak të situatës që ndodhi me Mikelën, ndërsa Ana i kërkoi falje Mikelës ndonëse theksoi se mund të jetë e pavlerë.
Erioni: Çfarë më ke thënë mua pikë e presje çfarë i ke thënë atij? Kur unë ato që të kam thënë ty, ia kam thënë dhe kësaj?
Ana: Më fal, unë ty Erion nuk të kam puthur ndonjëherë.
Mikela: Kjo mund të jetë një nga përballjet më të bukurat të mia.
Ana: Me atë djalin nuk po bëj lojë dhe është më shumë se një përputhje.
Erioni: E falenderoj se më sqaroi shumë gjëra. Ishalla i ecën sa më mirë. Puna e kohës bie poshtë. Është dëshira e saj. Mund të them se ndihem pak keq se e lashë Mikelën të mërzitur. Ndoshta dhe mu kthye me të njëjtën monedhë.