Moderatori Labinot Gashi, teksa flet për ish-banoren e Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj thotë se e përkrah atë, pavarësisht trekëndëshit Beatrix-Donald-Bora që është përfolur shumë në rrjete sociale.
Në një intervistë për “Why?Not”, Labinoti thotë se dashuria është mbi të gjitha. Megjithatë Labinoti thekson se ka respekt të madh edhe për Bora Zemanin.
Labinot Gashi: E kam përkrahur, pa marrë parasysh situatën edhe rrethanat të cilat ka kaluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Dashnia nganjëherë thonë se është mbi të gjitha. Respekt shumë të madh për nënën e Beatrix, Antigona, për shkak se e di që e ka përjetuar shumë më rëndë së Beatrix. Dashtë Zoti janë bashkë edhe jashtë shtëpisë. Kam respekt shumë edhe për Borën, e respektoj si prezantuese.