‘Kujdes me butonin për ndezjen e makinës, mund t’ju vrasë’/ Paralajmërojnë inxhinierët amerikanë

Dhjetëra njerëz janë vrarë për shkak të butonit të ndezjes së makinës, butoni start/stop që ndodhet në kroskot. Sipas një hulumtimi të New York Times, ky buton edhe pse lehtëson ndezjen e mjetit duke ju shmangur mënyrë tradicionale me celës, paraqet rreziqe për shëndetin e pronarit.
Arsyeja pse ndodh kjo ka të bëjë me faktin se shoferët priren të mos e shtypin butonin start/stop kur parkojnë makinën në garazhin e tyre. Motori nuk fiket, ndërsa ata i marrin celësat me vete dhe largohen duke e lënë atë të ndezur. Në ambientin e mbyllur lëshohen gazra ndotës nga puna e motorit, transmeton newsbomb.al.

Nëse kjo ndodh për disa orë, atëherë ekziston mundësia që për shkak të akumulimit të monoksidit të karbonit në zonën e mbyllur të garazhit, pronari të helmohet duke thithur ajrin, duke shkaktuar dëme të pariparueshme për shëndetin e tij.

New York Times shkruan se përveç vdekjeve ka shkaktuar, edhe në SHBA të paktën 45 shoferë të tjerë kanë pësuar dëmtim të trurit. Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Automobilave tashmë ka paralajmëruar prodhuesit që të pajisin automjetet që kanë buton start/stop me një sistem që do të lajmërojë shoferin të fikë motorin kur të dalë nga makina.

Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë reagim pasi disa prodhues të automjeteve si Ford , VW dhe Audi kanë instaluar një sistem që mbyll automatikisht makinën pas disa minutash funksionimi të vazhdueshëm, nëse çelësi nuk është në të, transmeton newsbomb.al. Toyota ka gjithashtu një sistem që përdor një sinjal zanor për të njoftuar shoferin se motori nuk është fikur, në mënyrë që motori të mos funksionojë.

Loading...