Ish-banori i famshëm i ‘Big Brother’, për Arbana Osmanin: Mua për atë nuk më rr**et fare!

Ish-banori i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ka komentuar ngjarjet më pikante të ndodhura javën fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai ka shpërthyer ndaj moderatores Arbana Osmani, të cilën e akuzon se bën çifte me zor në Big Brother VIP, por edhe i prish ato.

“Në qoftë se mua Arbana nuk më sheh dot me sy, që unë kam dhënë 100 ditë nga jeta ime në atë shtëpi dhe kam shkuar në Top Channel me makinën time, me shpenzimet e mija, unë këtë nuk ia quaj si atribut Arbanës, ia quaj Top Channelit. Mua për Arbanën nuk më rruhet fare, më kupton, se Arbana kërkon të bëjë çifte me zor, unë nuk jam mësuar të bëj çifte me zor, dhe as të ndaj çifte për ti çuar njerëzit me trauma në shtëpi. Arbana Osmani nuk dërgon të vërtetën”

Loading...