A e dini se nga e ka prejardhjen sallata ruse?

Sallata ruse gjendet në tavolinat shqiptare. Ajo përdoret në çdo sezon, e në raste festash shtohen edhe ndonjë produkt me një kosto më të lartë. Kjo pjatë mjaft e shijshme përmban patate, bizele, karota, ullinj dhe majonezë.

E dini se nga e ka prejardhjen?

Sallata e famshme ruse është krijuar për herë të parë në vitin 1860, kur belgu Lucien Olivier, një shef kuzhine, e përgatiti variantin origjinal në një restorant luksoz në Moskë.
Që nga ajo periudhë, kjo sallatë është bërë tepër e famshme kudo nëpër botë, jo vetëm për shijen që ofron, por edhe për përgatitjen e thjeshtë që kërkon.
Fillimisht kjo sallatë u njoh me emrin Olivier, për shkak të mbiemrit të shpikësit. Por ajo që ende sot nuk dihet mirë, është pikërisht salca që ai e krijonte në fshehtësi.

Ishte një salcë krejt ndryshe nga majoneza që sot përdoret gjerësisht. Receta e saj ngelet ende e panjohur, edhe pse një ndihmës i Olivierit tentoi ta vidhte asokohe. Prandaj besohet se shija e sallatës së sotme ruse, nuk është kurrë ajo e sallatës së Olivierit.

Loading...