Reagon kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se sot ra qeveria e Surrelit jo qeveria e shqiptarëve.
Në një dalje për mediat pas ndryshimeve në qeveri të lajmëruara nga Rama, Kryemadhi tha: “Ra qeveria e Surrelit, por sot mu krijua bindja përfundimisht që edhe PS u kthye në partinë e Surrelit.
Qeveria e Surrelit ra se mashtroi shqiptarët duke u thënë se do paguajnë taksa më pak, por paguajnë taksa më shumë. U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të cilët sot Edi Rama i ktheu në parti të Surrelit që të reagiojnë, të marrin fatet e PS në dorë.
Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do të lejojë njeri Edi Ramën që të përdhosë dhe nëpërkëmbë shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë dhe është gati për të rënë në humnerën e tij që u ka ndërtuar shqiptarëve|.
Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së emigrantëve para Kryeministrisë