Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi, 22 vjeç.
Ishin minutat e para të sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë për shkak të një ataku kardiak.
Mediat greke kanë arritur të publikojnë disa sekuenca nga moment tragjik i vdekjes së futbollistit shqiptar, teksa në fushë shihet ambulanca duke i ardhur në ndihmë shqiptarit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.
Loading...