Dokumentari i Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos, ka ngjallur debate të shumta në opinion publik kudo në botë, për faktin se ajo hyri në jetën e futbollistit si një vajzë e varfër dhe tashmë është një nga femrat më influencuese në botë.
Kjo temë u diskutua edhe në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Dalina Buzi bëri një krahasim mes lidhjes së Georginës dhe Ronaldos me lidhjen e Armina Mevlanit me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dalina e pyeti Arminën se përse vazhdon të punojë kur e ka jetën të siguruar, ndërsa blogerja u përgjigj se punon për ambicie personale, pasi “burri sot është dhe nesër nuk është”. Ajo tregoi se Shkëlzenin e kishte pëlqyer që herën e parë që e kishte parë, ndërsa tha se ai e ka mbështetur gjithmonë.
“Njerëzit gjykojnë nga jashtë pa e ditur ekonominë. Përsa i përket lidhjes time, gjithmonë ka patur tendencë të gjykohej. Diferenca e moshës , pozicioni, e të tjerë. Jam njeriu që nuk do e kisha nisur një lidhje nëse nuk do e doja. Që në momentin që e kam parë Shkëlzenin diku, e kam pëlqyer. Kaloi shumë kohë nga momenti që e kam parë, dhe nuk e dija kush ishte. E pyeta shoqen dhe më tha “ku e di unë, po fliste anglisht, do jetë i huaj”, tha Armina Mevlani.
Përse ke punuar, kur e ke jetën të siguruar?
Armina: Unë kam punuar nga mëngjesi në darkë. Unë jam mësuar me punën, kam punuar në televizion përpara se të njihesha ,me Shkëlzenin. Unë kam punuar për ambicie personale, burri sot është, nesër nuk është. Unë nga Shkëlzeni kam patur mbështetje, por kryesisht ka qenë shtysa që më ka dhënë.