Ditën e djeshme, Adriatik Jella i preu veshët kunatit të tij, Baftjar Çidhnokut në Maqellarë e më pas, në orët e vona të mbrëmjes, ai ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes në Topojan për ta marrë këtë të fundit për në banesën e tij.
Kryeplaku i fshatit Topojan, Vehbi Shehu tregoi për Report Tv kronologjinë e ngjarjes së ndodhur në shtëpinë e vjehrrit të Adriatik Jellës në Topojan, Veli Çidhnokut.
“Nuk kam qenë në vendngjarje por di të them që ka ndodhur në orën 18:00 të mbrëmjes. Ka ardhur Jella, vik.tima, u ka bërë terror atyre, në fund është ndeshur me mikun e Veli Çidhnakut, Flamur Delishin, dhe e ka që.luar me th.ikë, në qafë dhe dy herë në brinjë.
Flamur Delishi është miku i familjes së atij që iu pr.enë veshët. Adriatik Jella ka bërë ter.ror tek banesa, e ka që.lluar Flamur Delishin me th.ikë, ky është dërguar sëbashku me vëllain e tij në Spitalin e Tiranës. Adriatik Jella u sul.mua nga Veli Çidhnoku me dru në kokë”, u shpreh kryeplaku i fshatit.
Shehu bëri të ditur se kon.flikti familjar ka nisur përpara 3-4 muajsh, për shkak se bashkëshortja e kishte braktisur.
“Bashkëshortja e ka lënë, ka nja tre muaj, ka dy fëmijë me të. Ai kërkonte që ta merrte përsëri, aty ka pasur kon.flikte, nuk ia kanë dhënë, për këtë arsye ka ndodhur ngjarja”, u shpreh ai, duke shtuar se gjatë kon.fliktit kanë qenë prezentë edhe fëmijët.
Vehbi Shehu bëri të ditur se Adriatik Jella është dërguar i gjallë në Spitalin e Peshkopisë, cka lë të kuptohet se ka ndërruar jetë në ambientet spitalore.