Njihuni me të riun shqiptar që u bë viral, shpëtoi nga flakët fëmijën 8-vjeçar/ Franca i refuzonte vazhdimisht lejen e qëndrimit

Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë teksa ka shpëtuar nga flakët një fëmijë 8 vjeçar.
Roland Aliu kreu një akti guximi teksa shpëtoi nga flakët që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.

Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit Aliu të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez.

Loading...