Në mesin e të 27 arrestuarve të super operacionit në burgun e Drenovës dhe dy vlonjatë

Në mesin e të 27 arrestuarve të super operacionit në burgun e Drenovës, janë edhe dy të burgosurit që akuzohen për organizimin e lojrave të fatit .

Bëhet fjalë për Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
I akuzuari tjetër është Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Delin Hajdari dhe Leon Osmëni njihen si personat që në vitin 2013 kryen masakrën e vrasjes së tre personave në plazhin e Vlorës. Delin Hajdaraj u arrestua në 2017, pas katër vitesh. Ai ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Ata hapën zjarr mbi pushuesit e një resorti në zonën e Kalasë në Vlorë duke lënë të vdekur në vend, tre persona. Më pas, ai u largua me automjetin e tij, por u prangos shumë shpejt. Tre viktimat e Osmënit ishin: Diana Ademi nga Vlora 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi nga Prrenjasi 17 vjeç.

Para oficerëve të policisë, Hajdaraj do të pohonte pohoi se nuk kishte dashur të vriste 3 të pafajshmit, por vetëm të trembte djemtë që i kishin ngacmuar motrat e Leo Osmenit (shokut ose kushëririt të tij të largët).

“Armën nuk e mora posaçërisht me qëllim për të vrarë ata 3 persona të cilët humbën jetën aksidentalisht, por vetëm me qëllim për të trembur ata djemtë që kishin ngacmuar motrat e Leo Osmenit”, mësohet të jetë shprehur Hajdaraj.Shqip

Loading...