Ajo ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother dhe për të ishte një përballje me lajme të shumta teksa doli jashtë saj. Gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdites’ me mmoderatorin Ermal Peçi ajo tha se lajmet që i kishin bërë përshtypje ishin ato për fytyrën, ndërkohë theksoi se të bëra ka vetëm buzët.
Të ndenjurit në një shtëpi me personazhe të ndryshme, me karaktere të veçanta dhe shpesh mund të të ndodh që të kesh përplasje. Një nga personat që ka pasur “përplasje” ishte me Einxhel Shkirën dhe Ermali e pyet për mosreagimin e saj.
“Është mënyra se si ke zgjedhur ta bësh lojën. Ajo është një lojë që ku ta kapim keq tjetrin. Unë kisha pritur komplet gjë tjetër, dhe shoh papritur Enxhëlin komplet gjë tjetër. Nëse do vazhdoja ti flisja do bëja debat koti siç bëra me djalin Arbërin. Në momentin që unë di me veten time se sa e mirë apo sa di apo sa nuk di anglisht, nuk më preku fare, thjesht ia ktheva me ironi kur ta kem kujtuar tekstin dhe ta kem përmirësuar anglishten time nëser do të të marr të ta tregoj se sa e di ta këndoj atë këngën”.
Si e pa ajo debatin Einxhel – Donald? Xheisara tha se ishte e tepruar dhe se Einxhel nuk duhet ta kishte prekur në atë pikë Donaldin.
Duke qene se personazhet kanë përmenduar edhe problematika që i kanë pasur jashtë shtëpisë Ermali e pyet nëse kishte frikë se mos dikush prej banorëve mund të dinte diçka për të. Ajo tha që askush nuk e njihte përvec Donaldit, dhe ky i fundit nga lajmet në gazeta, ku u diskutua si shkaktare e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshaj.
“Më në fund pas shumë kohësh, pas 3 viteve që unë jam diskutuar si shkaktare e ndarjes së atyre të dyve, e takova Romin. Dhe për herë të parë, e kupton si janë lajmet”.
Ermali e pyet nëse kjo thashethemnajë ndikoi në raportin që krijoi me Donalind apo anasjelltas. Ajo tha që jo, por kishte menduar që nuk i afrohej për shkak të Trixës sepse kishte kuptuar që ishte xheloze.