Albi ka dyshime se Alesja ka të dashur jashtë programit, ja çfarë ndodhi në takimin e tyre

Albi është deklaruar vetëm për Alesjan në “Për’puthen”, por duket se njohja e tyre nuk po shkon mirë.
Në takimet e fundit, konkurrentët kanë shprehur pakënaqësitë që kanë ndaj njëri-tjetrit. Këtë herë, Albi pranoi se ashtu si Samiu, edhe ai ka dyshime se Alesja mund të ketë një marrëdhënie të fshehtë jashtë studios.

Albi: Dua të di kjo dëshira e Alesjas për të më mbajtur mua në studio është vërtet kaq reale, apo janë dhe ato dyshimet këtu në studio

Alesja: Është absurde të më besosh 100% por për këtë është koha

Alesja: Nga ajo që tha Samiu, dua të di sa përqind e beson?

Albi: 30% besoj se është e vërtetë

Më tej, konkurrenti shprehu rezervat për paqëndrueshmërinë emocionale të Alesjas:

“Luhatjet e humorit i ka të shpeshta dhe të forta. Më tremb, pasi nuk e di nëse në një marrëdhënie më të gjatë do të ketë këto lloj reagimesh”.

“Unë ndikohem nga çdo fjalë, dhe reagoj. Kur jam e agravuar, nuk flas dot e qetë”, u përgjigj Alesja.

Loading...