Komentet e shumta për të shkuarën e Lauretës, Rrushja flet me lot në sy: Babi është i sëmurë

Teksa Laureta Zyba fliste për të shkuarën e saj, për të cilën është komentuar shumë në portale që kur u bë pjesë e programit Për’puthen, nuk munguan lotët e motrës së saj.
Rrushja, gjithashtu pjesë e Për’puthen tha se babai është shumë i sëmurë dhe është ndjerë shumë keq për këtë situatë. Ndër të tjera, Laureta tregoi se ka filluar të fshijë tatuazhet për tu larguar nga adoleshenca.

Laureta: Që në kohën e historisë në 2018, automatikisht jeta ime ndryshoi. Shumë për disa gjëra që i shihja në rrethinën e shoqërisë dhe pas këtij rasti iu afrova familjes. Për çunat, gjithmonë isha e gjykuar.

Rrushe: Jam pa fjalë, thjesht boll me bullizime se kemi familje. Babi është i sëmurë prej zemrës, nuk është mirë. Nuk do të doja që motra ime të etiketohet në këtë mënyrë se është shumë keq, e ka marrë shumë afër zemrës këtë gjë.

Laureta: Dhe duke pasur parasysh se çfarë vajze ka dhe është e hapur. Kjo është mundësia ime që po e heq këtë ankth duke e falenderuar produksionin e Top Channel.

Top Channel

Loading...