Laureta Zyba, konkurrentja e Për’puthen që është person me precedent penal ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj.
Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali. Bazuar në shkrimet në faqet roze rezulton të jetë Vali Corleone, personazh i njohur publik, me të cilin Laureta ka përjetuar një histori dashurie derisa përfundoi pas hekurave.
Laureta ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja kur u kap me 3 shtetas, dy nga Mali i Zi dhe një nga Serbia, të cilët akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.
Corleone me shprehjen e tij “absollut”, është arrestuar disa herë pasi është kapur me drogë.
Laureta: Kemi qenë në një aheng me shoqërinë dhe njoha një djalë me atë fasadën si ishte paraqitur dhe lidhja jonë filloi më publike, po lëviznim jashtë vendit dhe nuk kisha asnjë dyshim se kam qenë 23 vjeçe ndërsa ai 34 vjeç. I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë.
Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë.
Top Channel