Saimir Tahiri vizitohet nga familjarët tek ‘313-a’

Një nga dy avokatët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për gjendjen psikologjike të tij.

Tahiri qëndron aktualisht në qelinë e godinës numër 2 në burgun “313”. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar mori 3 vite e 4 muaj.
Sipas avokatit Dritan Jahaj, Tahiri është i qetë dhe në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit.

Tahiri qëndron i vetëm në një qeli në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni, ndërsa qelia në fjalë ka një frigorifer dhe një televizor.
Në ditët në vijim pritet transferimi i Tahirit në burgun e Rrogozhinës, për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Derisa të transferohet, ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie, për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Ish-ministri u vizitua nga familjarët e tij këto ditë.

Loading...