Ish-banori: Ja kush e fiton çmimin e madh

Tani jemi në javët e fundit dhe në shtëpi kanë mbetur vetëm 6 banorë. Iliri është konfirmuar si finalisti i parë i BBV. Këtë të martë në Prime do të zgjidhet finalistja e dytë mes Monikës dhe Beniadës.

I ftuar në ‘Mëngjesi në Dritare’, ish-banori i Big Brother Anaid Kaloti, ka komentuar disa nga zhvillimet më të fundit.

Në këtë pikë të lojës, sipas tij disa prej banorëve janë pretendentë për çmimin e madh.

“Iliri është favorizuar shumë në lojë. Shumë gjëra që Iliri i ka thënë nuk janë dhënë në Prime. Ka shumë gjëra që nuk i japin meritën Ilirit për të marrë çmimin e Big Brother Vip. Pozicioni i tij është luajtur me hatër. Nga ana tjetër janë Beniada dhe Monika.
Beniada është njeri superpozitv, të gjithë e dinë, por nuk mjafton për të fituar një garë si BBV. Nuk fitohet me të qenurit thjesht pozitiv. Duhet të jesh luftarak, duhet të mbash presionin, duhet të flasësh dhe të ngresh zërin.

Arjola e mori çmimin, ndërsa Einxhell del një javë para finales”, tha Anaidi, duke lënë të mendohet se fituesi mund të jetë Donaldi.

Loading...