Në qytetin shqiptar të Malit të Zi, Tivar është ngritur alarmi për një shoërthim në njërën prej radiove lokale të qytetit bregdetar.
Gazeta “Vijesti” raporton se telefonuesi gjatë bisedës së shkurtër me punonjësit e “Radio Bar”, tha se i gjithë qyteti do hidhej në erë për 10 minuta nëse nuk telefononin policinë për eksplozivin.
Drejtoresha e radios ka njoftuar policinë menjëherë, teksa efektivët kanë nisur kontrolle në port për eksplozivin e supozuar, porti më i madh në të gjithë Malin e Zi. “Punëtorët e portit janë evakuuar, derisa policia të bëjë punën e saj”, shkruan tutje “Vijesti”.
Në qytetin shqiptar të Tivarit janë dominues malazezët dhe serbët me shumë pak popullsi shqiptare.
Loading...