Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm,ja çfarë ju ndodh

Një studim i ri ka treguar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit. Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi, Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.
Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit. Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyç në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.

Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira. Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Loading...