Hysni Aliaj ,një ndër atletët më të shquar të qytetit të Elbasanit, është nda rë nga jeta. Ai iu bashkua në moshë të re këtij sporti, duke qenë pjesë e pandarë për një dekadë në vitet 1966-1976. Njëkohësisht ai ka qenë edhe pjesë e ekipit Kombëtar të Atletikës, teksa shquhej për talentin e tij dhe disiplinën.
Aliaj u nderua me medaljen e Artë në Spartiakadën e Tretë Kombëtare në vrapimin 3000 metra me pengesa, ndërsa ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit të atletikës në qytetin e Elbasanit, kryesisht me trajnimin e të rejave në këtë qytet.
Sportisti u n da nga jeta në moshën 76 vjeçare, por do të mbahet mend si një ndër atletët më të njohur të kohës së tij, jo vetëm më qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë.