Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e media. Mësohet se është ekzekutuar në gazetari i njohur grek Nikos Katsikas.
Ngjarja është bërë publike sot, ndërsa njoftohet se ai është vrarë pak ditë më parë në Egjipt. Autoritetet informojnë se ai u vra gjatë një tentative grabitjeje, ndërsa është arrestuar edhe autori i ngjarjes.
Trupi i Nikos Katsikas, siç u bë e ditur, u gjet në shtëpinë e tij në Giza të shtunën e kaluar. Të afërmit njoftuan policinë egjiptiane pasi gazetari nuk po jepte shenja jete. Gazetari fatkeq u vra me thikë dhe policia arrestoi një person që e njihte viktimën, raportoi Al Ahram.
Loading...