Më lanë atje mbi barel, sa më erdhi djali pranë. I thashë djalit – “jepu lekë se këtu gjeta belanë” – Nga Andrea Vangjeli

Shok kush do më duroj
Se do nis të llomotit
E di që dhe ju kam lodhur
Me këto që hedh për dit

Duke ecur rrugës sot
U pengova në një pllak
Fluturova porsi pupël
Dhe rash në tok si tokmak

U vrava e u dërmova
Nga shkarja humbi balanca
Prita shtrir mbi trotuar
Dy or sa erdh ambulanca

Më morën në ambulanc
Dhe më çuan në spital
Më futën hop te urgjenca
Po këtu ish hall mbi hall

Një doktor ishte i tëri
Infermjeret rrotull vinin
Ju thash pse s”më hidhni dor
Nga dhimbja lotët më vinin

Më lan atje mbi barel
Sa më erdhi djali pran
I thash djalit jepu lek
Se këtu gjeta belan

Kur të gjith morën paret
Me gjilpëra më shpuan
E mblodha veten dhe unë
Se dhimbjet nisën pushuan

Më çuan tudje në dhom
Djali më erdhi nga mbas
Infermjeret sanitaret
Më pritën me buzagas

I them djalit me shikim
Paska dhe të kulturuar
Djali nis fërkon dy gishta
Kuptova i ka paguar

Paska humb ndjenja humane
Doktori nuk pyet fare
Eh si erdhi ko e qelbur
Shëndeti bliet me pare

Loading...