Avokati i Tahirit e thotë troç: ‘Pashë gjëra që nuk më pëlqyen, i kërkova të ikte’

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me arrestimin dhe burgosjen e tij. Haxhia rrëfeu edhe bisedën private që kishte bërë me Tahirin para se të merrej vendimi për dënimin me burg.

Ai tregoi se i ka thënë Tahirit që të shkonte në shtëpi të bëhej gati pasi nga lëvizjet e pazakonta kuptohej vendimi që ishte marrë ndaj tij.

“I thashë Samir po shoh që këta kanë një organizim të veçantë dhe lëvizje të veçanta dhe persona që s’janë të zakonshëm në vendimmarrje, prandaj ka një gjë në qoftë se do të ikësh, të marrësh masat të ikësh në shtëpi të përgatitesh mund të shkosh. Më tha jam përgatitur me kohë që kur nisa luftën. Unë i thashë ik në shtëpi që të përgatitësh ata të shtëpisë“, tha Haxhia.

Sipas Haxhisë vendimi për dënimin e Tahirit ishte i papranueshëm madje priste që t’i jepej pafajësia.

Por ajo që ka habitur më së shumti në deklaratën e bërë, ka qenë dyshimi i ngritur nga Haxhia lidhur me momentin kur është marrë vendimi për dënimin e ish ministrit me 3 vite dhe 4 muaj burg. Sipas tij diçka ka ndodhur në dhomën e Këshillimit kur gjyqtarët ishin mbledhur për të marrë vendimin

Maks Haxhia: Pse do ta dënonte, unë e kam pyetur veten për këtë gjë dhe do t’ju sjell argumente që edhe ju do ta shtroni vetes këtë pyejte. Do thoni pse e dënuan. Ka ndodhur diçka në dhomën e Këshillimit kur u mblodhën për të marrë vendimin.

Unë analizoj dhe atje ka ndodhur diçka. Nuk jam symadhi që të shoh gjithçka, por di që ka ndodhur diçka. Ne prisnin maksimumi që të ishte vendimi i shkallës së parë. Ata që kanë ndikuar, i paraprinë të keqes sepse e panë që në Gjykatën e Lartë do merrnim pafajësi.

Loading...