Protesta e emigrantëve – “Ne nuk do ndalojmë derisa të bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”

Emigrantët shqiptarë kanë nisur protestën e tyre para godinës së kryeministrisë. Edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje për protestën, emigrantët po përcjellin mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Protestës i janë bashkuar edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej 55 ditësh.
Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”
“Jemi këtu për studentët për minatorët, naftëtarët, biznesin ish-të përndjekurit politik, pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet i shtypur nga ky sistem jo thjesht nga qeveri”, u shpreh Sejko.

Ne nuk do ndalojmë derisa të bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”- thotë një nga protestuesit.

Protesta e Diasporës do të zhvillohet edhe nesër dhe pasnesër në orën 12:00 para godinës së Kryeministrisë.

Loading...