Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se i ka kërkuar falje ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, pasi ajo ka pasur të drejtë për opinionin e saj për Lulzim Bashën.
Berisha zbuloi se kur ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike i preferuari i anëtarësisë ishte Lulzim Basha, prandaj në atë periudhë askush nuk mund të fitonte ndaj tij.
“Zonja Topallit dhe një pjesë prej tyre më akuzuan se ti e solle këtë. Pastaj e kuptuan që nuk e solla, por e mbështeta dhe për këtë i kam kërkuar ndjesë”, tha Berisha.
Gazetari: Mbështetët Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin për tu bërë kryetar
Berisha: Ka qenë shumë e vështirë mbajtja e ekuilibrit. Asnjë në atë periudhë nuk fitonte ndaj Bashës. Ai pëlqehej nga anëtarësia.