Beatrix ‘çmend’ sërish komshinjtë si në momentin që Donaldi puthi Borën

Beatrix Ramosaj tanimë po komentohet kudo në mediat rozë.

Pjesëmarrja e saj në Big Brother Vip u përcoll me shumë kurreshtje, kritika e kryqëzime nga publiku për faktin se nisi lidhjen me Donaldin, shkruan lajmi.net.

Lidhja e tyre bëri bujë mediatike pasi që Donaldi javë më parë kishte lënë pezull raportin e tij me Bora Zemanin me të cilën edhe shkëmbeu puthje gjatë takimit brenda Big Brother Vip.

Madje të gjithë u fokusuan edhe tek komenti i Beatrix Ramosajt e cila kishte shkruar me mjaft emocione se si e kishte përjetuar puthjen e tyre.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit, love you zemer”, kishte shkruar Trixa në foton e Borës nga spektakli ku prezantuesja u takua me Donaldin dhe shkëmbyen puthje.

E ftuar dje në Fan Club ajo ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhjen me Donaldin dhe reagimet që mori.

Ajo po ashtu nuk e mohoi se u gëzua kur doli Egzona, e cila kalonte shumë kohë pranë Donaldit pasi Trixa doli nga BBV.

“Unë i çmenda komshinjtë kur doli Egzona”, u shpreh Beatrixa derisa ndjekësit menjëherë i kujtuan se koment të ngjashëm kishte bërë edhe për Borën e Donaldin./Lajmi.net/

Loading...