Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi me tre përfaqësues të banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, i zhvilluara paraditen e sotme në një nga zyrat e Kuvendit.
“Në Kuvendin e Shqipërisë me banorë të prekur nga prishjet në kantierin e lagjes së re “5 maji”, ku askush nuk është lënë jashtë angazhimit të qeverisë për strehim”, shkruan Rama.
Pjesë nga diskutimet:
Rama: Kam qenë i pari që kam kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me legalizim, edhe u bë procesi i legalizimit. Gjithashtu, ju është thënë që të legalizohet çdo gjë që nuk pengon zhvillimin, se nuk mund të legalizojmë edhe aty ku do hapet kanali, edhe aty ku do bëhet rruga.
Nënë Liza: Nuk është për rrugë.
Rama: Do më dëgjosh mua tani, se të dëgjova. E di atë fjalën ‘të rrimë shtrembër, e të flasim drejtë’. Tani, shtëpia juaj dhe e atyre tjerëve, që janë pa legalizuar, nuk legalizohen, por ne nuk kemi thënë në asnjë moment që ju do të dilni jashtë. Ju keni bërë aty një investim dhe ne në rrugë nuk ju lëmë. Dakord. Ne aty do bëjmë një lagje të re, që njerëzit të jetojnë si njerëz, jo të jetojnë si kafshë në mes të plehrave, sepse për ne gjëja më e rëndësishme janë fëmijët dhe ata nuk mund të rriten në ato lagje me plehra, por duhen të kenë shkollë, park, etj. Ne nuk po ju prishim juve banesat që t’ua japim të tjerëve, për një zhvillim privat, por ne aty do të ndërtojmë një lagje, ku do strehojmë të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti, si dhe të gjithë ju.
Banorja: Mua jo, se jam pa leje.
Rama: Edhe ty që je pa leje.
Banorja: Do ma japësh fjalën ti?
Rama: Zonjë, do më dëgjosh mua, apo jo, se ti s’po më dëgjon, po më ndërpret. Më lërë të mbaroj.
Banorja: Mendova se do mbaroni, e do ikni, se kështu na e kanë bërë edhe herë të tjera.
Rama: Kështu ua kam bërë unë?
Banorja: Jo..
Rama: Ju për mua jeni njësoj të gjithë. A ka mundësi të më dëgjosh deri në fund.
Nënë Liza: E kam bërë atë shtëpi me legalizime e me të gjitha.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh mua. Mund të kesh kundërshti sa të duash, por duhet të dish çfarë do të bëjmë ne.
Nënë Liza: Jo, jo, e di që ç’kemi çfarë të bëjmë.
Banorja: S’duam më gënjeshtra.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh, se po të kërkoj fjalën 17 herë, se nuk të lini as me folë. Ne do bëjmë atje një lagje të re, që do jetë një nga lagjet më të bukura të Tiranës. Ua Zot i madh, do të të nxjerr jashtë.