E rëndë/ Rrëzohet avioni me pasagjerë, asnjë i mbijetuar

2 influencues të rrjeteve sociale ishin mes 4 viktimave të rrëzimit tragjik të një avioni në liqenin e ngrirë pranë kryeqytetit të Islandës, Rejkjavik.

Megjithë kushtet e vështira të motit kërkimet vazhdonin sot për rekuperimin e trupave të aksidentit të rëndë fundjavës.
Josh Neuman, blogger amerikan i udhetimeve dhe aventurës, me më shumë se 1 milionë ndjekës në YouTube, dhe një influencues i njohur nga Belgjika kanë vdekur në aksident, njoftonin mediat.

Me ta ishin gjithashtu një 27-vjeçar holandez dhe piloti islandez 49-vjeçar i mjetit ajror.

Avioni i tipit Cessna C172, ishte ngritur të enjten nga Reykjavik, por të premten u gjet në fund të liqenit të ngrirë pranë kryeqytetit.

Trupat e viktimave u gjetën të dielën me anë të një roboti nënujor.

Policia beson se si pasojë e një avarie pasagjerët ishin hedhur nga avioni para rënies në ujin e ngrirë rreth 1 km larg brigjeve të liqenit.

“Trupat u gjetën relativisht afër, rreth 300 metra larg avionit, në fund të liqenit”, tha policia lokale në një deklaratë.

Loading...