Analistët Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri janë përballur deri në terma personale ditën e sotme në studion e Open në Top Channel.
Gjithçka nisi pas argumentave të Mërtirit me të cilat nuk binte dakord Bushati dhe Abilekaj, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut.
Bushati: Edhe po të ikje, do shpëtoje fytyrën meqë the mos më bëni të iki
Mërtiri: Po rri mos më fol mua për fytyrë ti
Bushati: Pse mo
Mërtiri: Po se ti je gazetar me vilë meqë akuzove politikanët me vila
Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi
Mërtiri: Unë e di nivelin tënd
Bushati: O lëtyrë, o ditëzi
Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij
Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi