Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e ka fare problem të shpallet ‘non grata’.
Kryemadhi theksoi se janë bërë shumë lobingje ndaj saj në Amerikë, nga kryeministri Edi Rama dhe persona të tjerë, megjithatë shtoi se nuk e ka problem aspak të shpallet non grata.
“Unë shkoj shpesh në SHBA, sepse kam familje, njerëz. Për shkak të teknologjisë, ne edhe shtëpisë i blejmë online. Normal që është lobuar shumë kundër Kryemadhit në Amerikë nga Rama dhe zarat e tij. Duhet të kuptoni që historia e shpalljes non grata nuk është e rastësishme, ka një gjë mbrapa. Nuk është thjesht lobim parash. Për një gjë të jeni të bindur, çështja e shpalljes non gata, e mbaroi efektin në shoqërinë shqiptare, nëse nuk të funksionon sistemi i drejtësisë s’ka asnjë lloj vlere. Mund të shpallësh non grata Dakon, por kandidon ai në Durrës e dimë si e vendosi atë zonjën”, tha Kryemadhi.
Ajo ka folur edhe për djegien e mandateve:
“Unë them që djegia e mandateve ka qenë gabim i madh, por me votën pro sot për vettingun mendoj që djegia e mandateve ka qenë blof ndaj tyre, për të implementaur gjasme dhe iniciuar më pas bashkëqeverisjen Rama-Basha që duket haptas që është drejt përfundimit të saj”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi e cilësoi më tej Presidentin Meta si një njeri që është sulmuar shumë politikisht, megjithatë sipas saj gati për të bërë bërë gjithçka për integrimin e shqiptarëve në BE, madje bën kompromis në kurriz të vetes, familjes e fëmijëve.
“Nuk besoj se ka çështje bashkëpunimi Meta-Berisha, është përjetoja tyre për shkak të filozofisë politike që kanë ato. Ilir Meta është politikani më i çuditshëm në aspektin po themi që ne jetojmë. Ai s’ka bërë asnjë gabim politik. Ka vizion të qartë, në 30 vite është politikani më i sulmuar në mënyrën më të padrejtë. I sulmuar nga Berisha në ’92-in. I sulmuar nga Edi Rama, Fatos Nano, Lulzim Basha. Lulzim Bashën kush e zgjodhi kryetar bashkie? Ministër të Jashtëm? Edi Ramën kush e bëri kryetar bashkie në Tiranë? E bëri Ilir Meta, kundër dëshirës së Nanos. Është histori e gjatë. Ilir Meta është politikan i standardeve që për çështjet e integrimit Evropian bën kompromise në kurriz të vetes së tij, familjes dhe fëmijëve. Çështja e integrimit është i rëndësishëm. Por, ndryshe nga Monika që për hir se çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë, Meta s’do e kishte kompleksin kur analistët thonin digjni mandatet, ai do të reagonte ndryshe. Meta është politikan i një stofi ndryshe nga ajo që ne ofrojmë këtë”, tha Kryemadhi.