PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin…

Partia Demokratike ka publikuar sot një video, ndërsa deklaron se pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë.
Selia blu thekson se kjo është arsyeja që Berisha, Meta dhe Rama janë bashkë dhe duan shkatërrimin e PD.

Në video shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit.

Deklarata

Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen.

Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën.

Loading...