Ngjela nxjerr informacionin ‘tronditës’ që ka marrë nga Shërbimet Sekrete për Sali Berishën dhe Edi Ramën

Avokati i njohur, Spartak Ngjela u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë të rrezikuar nga drejtësia e re.
Sipas tij, mes Ramës dhe Berishës, më i rrezikuar është ky i fundit, ndërsa shtoi se kur ka qenë te Komisioni i Ligjeve ka marrë të dhëna shumë të rënda për krime ndërkombëtare.

“Unë as e çaj kokën fare, kur i kam rënë, se mora të dhëna. Kur isha te Komisioni i Ligjeve më sollën të dhëna shumë të rënda, krim ndërkombëtar, por ishin të Shërbimeve Sekrete, dhe nuk u mora t’i hetoja, sepse unë doja të dhëna gjyqësore”, tha Ngjela.

Ngjela: Saliu ishte i trembur nga shtyrja e afatit të Vettingut. Ka të drejtë. Janë dy ministra të Ramës nën arrest për korrupsion, të cilët rrezikojnë Ramën. Mund të dalin dhe dy ministra të tjerë. Edhe ish-kryeministri, edhe kryeministri, janë në rrezik. korrupsioni po avancon dhe ata nuk e lënë gjykatën të ngelet pa bërë Vettingun deri në fund. Duke u nisur nga precedenti kroat, që është si ky i yni dhe drejtohej nga Uashingtoni dhe ai, 1 mijë të arrestuar ka atje. Këtu mund të vejë edhe më thellë. Midis Saliut dhe Ramës është më i favorizuar Rama. Saliu e kishte forcën, por e humbi, se nuk ju nënshtrua Bashës, iku nga PD. Ai donte ta merrte partinë për këtë arsye, që ajo të mos jepte 2/3, por nuk e arriti dot, se nuk di të luftojë, lufton kundër Amerikës me broçkulla. Saliu dhe Rama janë të rrezikuar, se kanë bishtat mbrapa, që do të kalojnë nëpër procese. Rama do të fitojë diçka, kurse Berisha asgjë, ka ikur, ka marrë rrugën për në burg. Burgut mbase dhe i shpëton se mund të ketë mbrojtje, por ka marrë rrugën drejt procesit gjyqësor. Kur kërkon të bësh reforma të mëdha, ai që ka mazhorancën, di të marrë benefite. Që Rama do të shkojë drejt procesit, nuk ka diskutim, por edhe benefite ka. Vettingu ka tronditur gjithë gjyqësorin, që ishte skëterrë. Akoma është skëterrë, 40% e tyre janë të listuar për t’u hequr, por nuk ja ka ardhur akoma radha për investigim.

Zheji: Kush janë ministrat e tjerë që pritet të arrestohen?
Ngjela: Janë disa ministra, në të dy krahët. Janë dhënë shenjat në treg, që ka dy ose tre të tjerë, në të dy krahët. Mua më doli fjala, që i ra majtas. Antikorrupsioni ka filluar majtas, tani nuk e di si do të vazhdojë. I pari e bëri Bonaparti, që i ra majtas, kur erdhi në pushtet, pastaj e mori djathtas. Edhe këtu të dy krahët do të goditen, nuk shpëtojnë dot. Por, ata që e drejtojnë, e njohin precedentin botëror. SPAK-un e drejton Sekretari i Shtetit, ai foli botërisht. Ata e kanë drejtuar dhe në Kroaci, por këtu është më e rreptë historia.

Zheji: Berisha është një politikan i vjetër dhe e di sa vota kontrollon në Parlament. Ai e di se zgjatja e afatit të Vettingut do të kalonte, sepse ishte i qartë presioni amerikan, por dhe Basha doli pro. Berisha, si politikan i vjetër, duke qenë se jemi dhe në fushatë elektorale, e përdori këtë votë kundër, dhe këtë bashkim votash të PS e PD, që në fakt nuk është bashkim, por është një dakordësi strategjike për interesa kombëtare. Berisha e përdori këtë për të thënë që kjo është bashkëqeverisje mes Ramës e Bashës.

Ngjela: Dhe Berisha thotë që e ka bërë Sorosi, po kjo është non sens. Si drejtoka Sorosi Uashingtonin.

Zheji: Ju e keni votuar z. Ngjela.

Ngjela: SI e kam votuar unë, lëre çfarë kam votuar unë. Unë tre vjet kam bashkëpunuar me të që nga 1991. Këtu jemi në politikë. Njeriu kur është i angazhuar në një forcë politike, nuk del kundër. Ju e dini që kur i kam rënë unë. Unë as e çaj kokën fare, kur i kam rënë, se mora të dhëna. Kur isha te Komisioni i Ligjeve më sollën të dhëna shumë të rënda, krim ndërkombëtar, por ishin të Shërbimeve Sekrete, dhe nuk u mora t’i hetoja, sepse unë doja të dhëna gjyqësore. Tani, brenda Shqipërisë ky ndihet i rrezikuar. Është i akuzuar për korrupsion me gjithë familjen. Janë të rënda këto. Asnjë tjetër nuk është shpallur “non grata” me gjithë familjen. Ai është forcë anti-amerikane. Ai ka marrë nga Enver Hoxha.

Loading...