Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur gjatë orëve të pasdites në Sarandë, ku një drejtues mjeti, ka përplasur me makinë një efektiv policie, e më pas është larguar në drejtim të paditur.
Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se pasi ka përplasur efektivin Robert Culli, është drejtuar në vendin e quajtur “Rrapi”, ku ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se burri ka pasur një armë në dorë dhe më pas e ka hedhur në drejtim të detit.
pamje nga vendi i ngjarjes
Gjatë kontrolleve me dron dhe skaf, është arritur të gjendet arma e zjarrit tip pistoletë në ujë, jo shumë larg detit. Raportohet se efektivi i policisë ka marrë dëmtime në pjesën e gjymtyrëve nga goditja me automjetin e autorit.