Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shënon 28 korrikun si “Dita Botërore e Hepatitit” për të ngritur vetëdijen në mbarë botën kundër virusëve të hepatitit që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe janë shndërruar në problem global shëndetësor.
Viruset e hepatitit janë pesë, hepatiti A (HAV), hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV), hepatiti D (HDV) dhe hepatiti E (HEV), por më së shumti vdekje shkaktojnë virusët HBV dhe HCV.
Sipas “Raportit Botëror të Hepatitit për Vitin 2017” të publikuar vitin e kaluar nga OBSH, supozohet se në botë 325 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral. Shumica e këtyre njerëzve nuk bëjnë analiza ose trajtime për të shpëtuar jetën.
Në vitin 2015, 1,34 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e virusëve të hepatitit.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se miliona njerëz në botë që vuajnë nga virusi mund të shpëtojnë nëse gjejnë mundësi për trajtim.
Hepatiti B, C dhe D mund të shkaktojnë sëmundje kronike të mëlçisë.
Sipas të dhënave të OBSH-së, 6,2 e popullsisë në rajonin e Paqësorit Perëndimor apo 115 milionë persona dhe 6,1 për qind apo 60 milionë persona në Afrikë supozohet të jenë të infektuar me HBV.
Po ashtu, hepatiti B, i cili ka tiparin e të shndërruarit në sëmundje kronike, mund të shkaktojë cerozë ose kancer në mëlçi.
Vaksinimi llogaritet si mënyra më e mirë për mbrojtje nga hepatiti B, i cili mund të jetë vdekjeprurës.
Ndërkaq, virusi HCV më shumë është i përhapur në rajonin e Mesdheut Lindor me 2,3 për qind ose 15 milionë persona dhe në Evropë me 1,5 për qind ose 14 milionë persona.
Hepatiti C është lloj infektimi që fillon me simptome si lodhja dhe dobësimi dhe që prek mëlçinë e zezë, nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë cerozën dhe kancerin e mëlçisë.
Hepatiti D, i cili është virus defektiv, nuk përbën infektim në vete dhe për t’u prodhuar ka nevojë për virusin e hepatitit B. Rrjedhimisht, virusi i hepatitit D shkakton hepatit vetëm te personat që janë të infektuar me hepatitin B.
Ndërkohë, hepatiti E i cili shfaq tipare të nëjta me virusin e heptatit A për sa i përket rrugëve të infektimit dhe gjetjeve klinike, mund të vërehet edhe të kafshët e egra dhe ato shtëpiake.
Vaksinimi është mënyra më efikase për mbrojtje nga hepatiti A dhe B, ndërsa ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për hepatitin C.
Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe masat parandaluese dhe sensibilizimi rreth infektimit me virusin./atsh