Lajmi fundit/ Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset i riu

Një person dyshohet se është lënduar nga gjuajtja me armë e një 33-vjeçari në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 21:00, ku kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Loading...