Bora Zemani është një prej prezantueseve më të pëlqyera shqiptare.
Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur gjatë spektaklit Big Brother VIP, për shkak të vizitës që i bëri brenda shtëpisë ish-të dashurit të saj, Donald Veshaj.
Bora e cila është e ndjekur nga mbi një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga paraqitjet e saj në përditshmëri ose televizion.
Së fundmi, bukuroshja e Top Channel publikoi një fotografi të re, ku dukej mjaft bukur dhe tërheqëse e veshur me një sako të hirtë me disa shirita me shkëlqim.
Kjo veshje është thuajse e njëjta me të cilën aktorja me famë botërore, Zendaya, u paraqit në premierën e filmit “Spider-Man: No Ëay Home” në Londër.
Por Olti Curri tregon një tjetër version duke e parë si një mesazh të koduar për Donaldin, pasi Spider Man është personazhi i preferuar i Donaldit.
Blogeri ka bërë lidhjet me parashutat që u dërguan si mesazh për Donaldin.