Kaq pak sa ti as muret s’më kanë dashur
Kur më shihnin sesi dridhesha në vetmi,
Të mbeshtetesha e lironin një vënd akull,
Të ngrohesha jepnin një gotë për të pirë!
Për të fjetur më lironin tre a katër pllaka,
Më mbështillnin me një mëri të ngurtë,
Për të ngrenë nuk ofronin lugë e pjata,
Gatuanin heshtjen me dhimbje të butë.
Kaq pak sa ti as errësira nuk më ka dashur,
As yjet që braktisin shpejt afër mëngjesit,
As lotët që pa vetëdije një çast rrëshqasin,
Zhgënjimi i kthen në statuja guri njerëzit…
Anila Toto
Loading...