2 shqiptarët në Zvicër maskoheshin si turistë, por merreshin me trafik droge

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë dhe janë dënuar me burg ditën e sotme në Zvicër, pasi ishin pjesë e një rrjeti për trafik d roge. Mësohet se Njëri prej tyre, 25-vjeç jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit, ku u pikas dhe u ndalua së bashku me bashkëkombësin e tij, të cilët paraqiteshin si turistë.

Më tutje, nga hetimet rezultoi se edhe 25-vjeçari ishte përdorues i he roinës. Të ardhurat nga shitja e d rogës vlerësohen se kanë arritur 17 mijë franga, ndërsa njërit prej tyre iu konfiskuan 3 mijë franga. Avokatët mbrojtës të dy të rinjve kanë kërkuar procedurë të shkurtuar për ta.

25-vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa për të riun tjetër 26 muaj. Gjithashtu, fakti që të dy ishin në një nivel më të ulët në hierarkinë e trafikut të drogës, bëri që të përfitonin ulje të dënimi, gjë e cila u konvertua në periudhë prove për dy vjet. Dëbimi nga vendi në shtatë vjet është më i gjatë se minimumi prej pesë vjetësh, pasi të dy erdhën në Zvicër ekskluzivisht për të marrë para në mënyrë të paligjshme.

Loading...