Rusia fillon tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën

Rusia njofton se ka nisur tërheqjen e disa trupave nga kufiri me Ukrainën.
‘Disa trupa ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën po kthehen në baza pas përfundimit të stërvitjeve’, citohet të ketë thënë të martën ministria ruse e mbrojtjes, raporton Reuters.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi ministrinë të thoshte se ndërsa stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdonin, disa njësi të distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore kanë përfunduar stërvitjet e tyre dhe kanë filluar të kthehen në baza.

Siç raporton BBC, Rusia ka theksuar megjithatë se një pjesë e trupave do të vijojnë të qëndrojnë në kufirin me Ukrainën, sërish nën justifikimin se vijojnë stërvitjet.

Autoritetet ruse raportojnë megjithatë se stërvitja e forcave të tyre me ato bjellorusë do të përfundojë në datë 20 shkurt.
Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi

Top Channel

Loading...