Trupat ruse do të nisin një tjetër stërvitje, këtë herë në Detin Mesdhe, vetëm pak orë pas njoftimit të tërheqjes nga kufiri me Ukrainën.
Mediat e huaja raporojnë se avionë rusë MiG-31K të armatosur me raketa hipersonike dhe bombarduesit me reze të gjatë Tu-22M3 janë grumbulluar pak çaste më parë në bazën ushtarake të Khmeimim në Siri dhe pritet të marrin pjesë në një stërvitje detare në Mesdhe, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Nga ana tjetër, raportime kontradiktore nga kufiri mes Ukrainës dhe Bjellorusisë bëjnë me dije se trupat ushtarake ruse, nuk janë tërhequr por kanë avancuar dhe janë shtuar në numër.
Loading...