Tre burra në Delvinë janë vënë nën hetim pasi njëri prej tyre ka përndjekur një grua. Mësohet se A.H 40-vjeç ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një grua me iniciale E.A 47-vjeçe. Kjo e fundit i ka treguar bashkëshortit të saj me iniciale L.A hallin që kishte dhe ky ka marrë shokun e tij 27-vjeçar dhe të dy kanë shkuar të rrahin 40-vjeçarin që përndiqte gruan.
Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit: A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”; L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.