Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit ka nisur të qajë dhe është prekur. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët Cenameri shpërtheu në lot pas debateve të forta mes palëve në Komision.
Deputetët shihen në pamje që ngrihen të gjithë në këmbë duke bërtitur ndërsa Cenameri qan.
Menjëherë pas kësaj, kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku ka pezulluar seancën duke bërë disa minuta pushim.
Gjithashtu deputeti socialist, Eduard Shalsi kërkoi që dëshmitarja Cenameri të mos thirrej për të dëshmuar për shkak të gjendjes së saj emocionale. Më pas komisioni është përfshirë nga debatet mes anëtarëve pasi deputetët socialistë kanë deklaruar që deshmitarja Cenameri nuk duhet të dëshmojë pasi ka qene si dëshmitarë në SPAK.
Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK, nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.
Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.