Tragjike në Itali! Po kthehej nga turni i tretë, humb jetën infermierja

Një infermiere 27-vjeçare, Sara Viva Sorge, humbi jetën në një aksident rrugor në zonën e Brindisit në Itali. Vajza, e cila humbi kontrollin e makinës duke goditur një shtyllë, po kthehej në shtëpi në orën gjashtë të mëngjesit pasi kishte përfunduar turnin në klinikën ku punonte prej tre javësh.
Kjo ka nxitur reagimin e sindikatave në Itali, të cilët thonë se ajo kishte bërë dy netë radhazi shërbimin në turnin e tretë, çka duket të jetë bërë shkak dhe për aksidentin.

I pari që u shqetësua ishte babai , i cili duke mos parë kthimin e saj, hipi në makinë për të shkuar ta takonte. Gjatë rrugës, raporton Il Corriere della Sera, ai pa makinën e vajzës së tij të shkatërruar plotësisht dhe e kuptoi menjëherë tragjedinë.

Përpjekjet e shpëtimtarëve për ta shpëtuar ishin të kota: Sara vdiq menjëherë.

“Kësaj radhe nuk ishte një aksident në kantier apo brenda një fabrike. Megjithatë, nuk është më pak i rëndë dhe nuk ngre pyetje për një femër, punonjëse, e cila edhe pse ishte punësuar së fundi i duhej të përballej me një situatë të komplikuar.

Shpesh asaj i duhej të merrej me dhjetë pacientë, ndërkohë që ishte lënë të shërbente në turnin e tretë për dy netë me radhë, kjo është e pakuptuesh.e”, thuhet në reagimin e sindikatave në Itali.

Loading...