Sportistja e njohur shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: U fik njeriu i ditëve të mia

Sportistja e njohur Klodiana Shala dhe familja e saj është në zi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën me dije se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm babai i saj. Në mesazhin prekës Klodiana shkruan se humbi njeriun që i jepte shpresë dhe kurajo e që ndihej krenar për të bijën edhe kur ajo gabonte.
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!” , shkruan Klodiana Shala në foton që shpërndan në Instagram.

Loading...